salca-e-kosit

Salca e kosit

Salca e kosit është një ushqim që nuk mungon në tryezat shqiptare.

Receta e kësaj salce është shumë e thjeshtë.

Ajo është përvetësuar nga shumë vende të Ballkanit dhe konsumohet gjërësisht.

Përbërësit kryesorë të salcës janë kosi dhe hudhra.

Receta është aq e thjeshtë sa mund të ndryshohet ose plotësohet me elementë të tjerë siç mund të jetë kopra, limoni, kastraveci, arra e të tjerë.

Salca kremoze bëhet duke kulluar kosin.

Kjo recetë është mirë të përgatitet me kos të bërë në shtëpi dhe jo variante të tij që shiten në dyqan.

Kosi pa yndyrë ose me pak yndyrë nuk prodhon të njëjtën salcë kosi si varianti i shtëpisë.

Sa i përket hudhrës, shumë amvisa shqiptare zgjedhin ta shtypin atë me kripë që të çlirojë aromën e fortë e të ndezur.

Disa të tjera preferojnë ta kalojnë në rende, që hudhra të mos jetë aroma dominante.

Ndërsa për barishtet, zgjedhja qëndron gjithmonë mes koprës dhe majdanozit.

Salca e kosit mund të serviret si antipastë dhe është shoqëruese e shkëlqyer e mishrave, patateve apo sallatave.

Ferma Alara Farm ofron per ju salce kosi te fresket te bere nga qumeshti i lopes. Ju mund te beni porosine tuaj online ne faqen web alarafarm.com. Na ndiqni ne rrjetet tona sociale Instagram. Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *