byrek-me-qumesht

Byrek me qumesht

Byrek me qumesht nga Alara Farm, ferme ne Gjirin e Lalzit. Aty ku produktet jane te gjitha bio: Qumeshti, gjalpi, veza, gjiza, kosi etj. Me poshte do ju tregojme menyren e gatimit duke ju sjelle nje recete.

Si e Gatuajmë këtë recetë?

Përbërësit

  • 1 pako petë të pjekura
  • 1 l qumësht
  • 4-5 vezë të freskëta
  • 100 g gjalp+50 g vaj misri
  • Gjizë pa kripë e ëmbël ose djathë i butë i freskët nqs dëshironi
  • Kripë 1 lugë çaji

Përgatitja

  1. Qumështin e kemi zier dhe e kemi lënë të ftohet, ose në temperaturë ambienti nëse është qumësht kutie.
  2. Shkrijmë edhe gjalpin dhe e lëmë mënjanë.
  3. Në një tas rrahim vezët me një rrahëse vezësh me dore dhe i shtojmë qumështin e ftohur. E përziejmë mirë dhe po te ky tas shtojmë vajin dhe kripën.
  4. Ndezim furrë të ngrohet në 200 gradë ndërkohë ne do të shtrojmë byrekun.
  5. Marrim një tavë furre të thellë me veshje që nuk ngjit dhe e lyejmë me pak vaj. Marrim petët e pjekura 1 e nga 1 dhe duke i copëtuar me dore i zhysim në tasin me përzierjen që kemi përgatitur dhe i zbusim për pak sekonda. Zbuten shpejt, kështu që me kujdes i shtrojmë në tavë duke i vendosur në të gjithë sipërfaqen uniforme.
  6. Here pas here hedhin edhe gjalp të shkrirë. Në një ose dy shtresa hedhim edhe gjizën duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Nese doni ta përgatisni vetëm me qumësht dhe vezë pa përdorur djath ose gjizë mind ta përgatisni edhe kështu byrekun. Byreku do të dali shumë i shijshëm gjithsesi.
  7. Vazhdoni të shtroni petët e njomura në përzierjen me qumësht dhe vezë duke spërkatur me gjalp, deri në përfundim të të gjithë përbërësve. Nëse tepron nga përzierja e qumështit me vezës e hedhim sipër byrekut.Byrek Me Qumësht Dhe Veze-Family Cooking Recipes
  8. Hedhim dhe gjalp të shkrirë dhe e pjekim në furrën e nxehur në 200 gradë për 25-30 minuta.
  9. E heqim nga furra byrekun, e lëmë te ftohet dhe e presim në copa.
  10. E servirim të ngrohtë. Byreku preferohet edhe nga fëmijët e vegjël dhe nuk tepron për të nesërmen. Mund ta përgatisni edhe për miqtë tuaj, pasi do ta pëlqejnë dhe ju do të bëni një figurë të mirë perpara tyre me këtë pjatë.

Ju bëftë mirë!

Prezenca WEB e Alara Farm, mirembahet profesionalisht nga stafi i SMART CENTER.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *