Ferme ne Gjirin e Lalzit.

Produkte bio ne Durres

Produkte bio ne Durres

Alara Farm u krijua ne vitin 2018 dhe deri me tani prioriteti ynë është origjinaliteti dhe transparenca në cdo produkt që ne ofrojme. Kemi arritur të prekim zemrat e shumë familjeve shqiptare nga 2020-ta me produktet që ne i punojmë me dashuri dhe i dërgojmë deri në shtepitë tuaja. Alara Farm është zgjedhja juaj e parë dhe më pas e pandarë.

Shumë prej nesh mendojnë së produktet bio janë thjesht produkte natyrale, të rritura në ferma dhe pa kimikate. Kjo eshte pjeserisht e vertete. Që të quhet bio, një produkt ushqimor duhet vërtetë të jetë rritur pa pesticide sintetike, pa hormone të rritjes artificiale, pa antibiotikë, pa plehra kimikë apo modifikues gjenetikë.

Gjithashtu të përpunohet dhe transportohet sipas rregullave e standardeve të lejuara dhe të mirëpërcaktuara nga organizmat përgjegjës.

Produkti bio është produkti natyror, që rritet sipas cikleve specifike natyrore, në një tokë të mirë-trajtuar bujqësore, pa agresorë të huaj, që dëmtojnë përbërjen e produktit, tokën, ambientin dhe sigurisht shëndetin tonë, që jemi konsumatorët fundorë të këtyre produkteve.

Megjithatë, edhe pse produktet organike rriten në përputhje me standarde strikte eleminimi i plotë i lëndëve të dëmshme është pothuajse i pamundur.

Studime të tjera e lidhin përdorimin e produkteve bio, me uljen e ekspozimit ndaj kimikateve, që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve kancerogjene.

Marketingu i Alara Farm menaxhohet me profesionalizëm nga stafi i kompanisë dixhitale Smart Center.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *